Kronikë

Tentoi t’i shpëtonte policisë,30-vjeçari në Tiranë përplas këmbësorin dhe taxi-në


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 21/04/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar.

Mësohet se shtetasi Denis Shima, gjatë tentativës për t’u larguar aksidentoi një shtetas dhe përplasi një automjet.

Sipas Policisë Rrugore, në bulevardin “Gjergj Fishta”, 30-vjeçari është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tejet normave të lejuara të shpejtësisë dhe duke përdorur aparatin celular.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.

Mësohet se gjatë tentativës për t’u larguar, Shima ka aksidentuar shtetasin D. B., 61 vjeç, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe më pas, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka përplasur një mjet tip taksi dhe është larguar.

Në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit D. Sh., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas