Një burrë me kombësi shqiptare, me banim në Itali, ka humbur jetën pak para orës 20:00 në kufirin mes Casatisma dhe Bressana Bottarone.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, 30 korrik në zonën e Casatimsa (Pavia).
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës dhe ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra, por ka përfunduar në dalje të rrugës ku është përplasur me një pemë.
Mësohet se ai ndodhej vetëm në makinë dhe për t’i shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi më fatale për të.
Ekipet e shpëtimit të Areu kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij./Opinion.al