Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier, për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997. Policia bën me dije se 49-vjeçari ka tentuar që të vrasë me arme zjarri në 24 qershor 1997 shtetasin K.XH në Fier.
Autoritetet njoftojnë se pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Fier, është bërë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i ka vendosur shtetasit R. M., 49 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, masën “Arrest në burg”.’- njofton policia.
49-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al