Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të vriste një 30-vjeçar në Sarandë, kapet pas 1 viti në Korfuz i shumëkërkuari

2023/04/21 at 2:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të vriste një 30-vjeçar në Sarandë, kapet pas 1 viti në Korfuz i shumëkërkuari

Policia greke ka arrestuar Enivled Aliaj, 38 vjeç të shpallurin në kërkim prej 1 viti.

Policia shqiptare së bashku me policinë greke kanë bashkëpunuar për të gjetur vendndodhjen e të shumëkërkuarit, Enivled Aliaj i cili rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentative”.

Aliaj në 9 prill 2022, në Sarandë, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Dino Majko, aktualisht 30 vjeç, duke e plagosur rëndë. 1 muaj para ngjarjes Aliaj mësohet se i kishte dëmtuar më thikë gomat e makinës Majkos dhe dy ditë pas kësaj kishte kanosur me thikë brenda ambienteve të Spitalit të Sarandës ish-bashkëshorten e tij.

Për këtë ngjarje ndaj Aliajt ka një masë të dytë sigurimi “Arrest ne burg” dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në 5 maj 2022 për veprën penale “dhunë në familje”.

Ndërkohë për rastin e tentativës së vrasjes ndaj Dino Majkos, në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet gjykimi ndaj shtetasit Enivled Aliaj.

“Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ishulli”,

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. A., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi E. A. ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin D. M. dhe i ka shkaktuar atij, dëme serioze për jetën dhe shëndetin”, tha policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

30 Korrik, 2025 1:49 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

30 Korrik, 2025 1:28 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein

30 Korrik, 2025 1:27 pm
Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
Aktualitet

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

30 Korrik, 2025 1:09 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30 Korrik, 2025 12:50 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
Aktualitet

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

30 Korrik, 2025 12:46 pm
Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube
Bota

Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube

30 Korrik, 2025 12:43 pm
Para
Fiter Bajrami në botë, myslimanët mes luftërash e dhimbje

Fiter Bajrami në botë, myslimanët mes luftërash e dhimbje

22-vjeçarja përplas me makinë të moshurën në Durrës

22-vjeçarja përplas me makinë të moshurën në Durrës

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim, vazhdojnë luftimet në Sudan

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim, vazhdojnë luftimet në Sudan

TE FUNDIT

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
30 Korrik, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur sot në aksin Lushnje -Fier pranë fshatit Gorre. Në...

Lexo më shumë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
30 Korrik, 2025

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin...

Lexo më shumë

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
30 Korrik, 2025

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar...

Lexo më shumë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
30 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë, sipas tij “farsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com