Kronikë

Tentoi të vriste me armë 38-vjeçarin, arrestohet i riu në Shijak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 10/03/21 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Shijak, i cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një makine tip “Benz” në Maminas.

Sipas informacioneve, i riu qëlloi me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në drejtim të makinës që drejtohej nga A. D., 38 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Policia rrethoi zonën duke arrestuar 27-vjeçarin, ndërsa në kërkim është B. D. 28 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, që akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë kontrollet për gjetjen e armës me të cilën i riu qëlloi në drejtim të 38-vjeçarit./Opinion.al

Pas