Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të vriste 14-vjeçaren pasi i refuzoi lidhjen. Zbardhen detajet, ja dëshmitë e dy të rinjve në Polici

2018/01/12 at 3:56 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 22 vjeçari, tentoi të vrasë me armë zjarri të riun

Dashuria për një vajzë të mitur ka bërë që një 22-vjeçar të tentojë ta vrasë pasi mësoi lajmin se familja do ta fejonte me një tjetër djalë. Në kushtet e zhgënjimit, i riu ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të saj, shkruan “Panorama”.

Nga Policia mësohet se, ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Babunjë, ku Bajram Krasniqi ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një 14- vjeçareje, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Mësohet se i riu, Krasniqi, ishte dashuruar pas nxënëses së klasës së tetë dhe kishte kohë që e ngacmonte atë. Vazhdimisht i riu i zinte rrugën kur ajo kalonte dhe e ngacmonte me fjalë, ndërsa i kishte kërkuar disa herë ta takonte.

Por pavarësisht kësaj, vajza e mitur nuk ka shfaqur asnjë interes për djalin. Ajo shkonte e kthehej çdo ditë nga shkolla, por asnjëherë nuk i ka dhënë mundësinë të riut për t’i shprehur dashurinë duke e shmangur atë, edhe pse 22- vjeçari i kërkonte që ajo të fejohej me

“Nuk ke nga të shkosh, një ditë do të bëhesh nusja ime”, mësohet se i shprehej shpesh djali. Me këtë mendim dhe dashuri në distancë, Bajram Krasniqi duket se e kishte bindur veten që vajza i përkiste atij dhe në momentin që ka marrë vesh që 14-vjeçarja po fejohej me dike tjetër, për të cilin edhe familja kishte rënë dakord, që të rinjtë të njiheshin e me vonë të vendosnin për fejesën, 22-vjeçari i ka kapërcyer kufijtë, duke tentuar ta vrasë të miturën.

Dje pasdite, ai ka ruajtur një çast kur vajza shkonte në dyqanin e fshatit dhe pasi e ka parë në një moment vetëm, ka qëlluar në drejtim të saj duke i thënë se atë ose do ta merrte ai për nuse ose askush tjetër.

“Ose do bëhesh imja, ose e askujt”, i ka thënë ai. Policia thotë se e mitura nuk ka marrë asnjë lëndim dhe është mirë nga ana shëndetësore, ndërsa psikologjikisht vajza është shfaqur e trembur.

Ajo ka thënë para Policisë se nuk e kishte marrë kurrë seriozisht ngacmimin e vazhdueshëm të tij. “Nuk më kishte bërë përshtypje. Fliste si të gjithë çunat. Nuk di se çfarë ka menduar”, mësohet të ketë thënë e reja për Policinë.

Kjo e fundit, brenda një kohë të shkurtër pas denoncimit të ngjarjes, ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar si dhe të sekuestrojë armën, me të cilën i riu ka tentuar të kryejë krimin.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë. Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime”, bëhet e ditur nga ana e Policisë./MAJLINDA RAMA/Panorama

Etiketa: deshmidivjakevrasje

Ju sugjerojmë

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center
Aktualitet

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

31 Korrik, 2025 4:01 pm
Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
Aktualitet

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete

31 Korrik, 2025 3:37 pm
Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..
Aktualitet

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

31 Korrik, 2025 3:25 pm
Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën
Aktualitet

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën

31 Korrik, 2025 3:06 pm
Vrasja e 52 vjeçares në Pogradec, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin
Aktualitet

Vrasja e 52 vjeçares në Pogradec, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin

31 Korrik, 2025 2:49 pm
Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara
Aktualitet

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

31 Korrik, 2025 2:34 pm
Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit
Kronikë

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit

31 Korrik, 2025 2:09 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

31 Korrik, 2025 1:36 pm
Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK
Aktualitet

Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK

31 Korrik, 2025 1:25 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Aktualitet

KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e 4 qarqeve

31 Korrik, 2025 1:09 pm
Para
Pamje të rënda/ I moshuari masakrohet me levë në mes të Vlorës, policia e klasifikon plagosje të lehtë

Pamje të rënda/ I moshuari masakrohet me levë në mes të Vlorës, policia e klasifikon plagosje të lehtë

Video/”Burg, burg, burg!” Kryeministri Rama pritet me protesta në Lezhë

Video/"Burg, burg, burg!" Kryeministri Rama pritet me protesta në Lezhë

Përgjimet/ Kush ishte shefi i madh? Sekuestrohen dokumente në Ministrinë e Brendshme

A darkoi Tahiri me Habilajt? Prokuroria merr në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit

TE FUNDIT

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center
31 Korrik, 2025

Pas deklaratës së përbashkët me autoritetet gjermane ku u fol për operacionin në lidhje me mashtrimin kompiuterik përmes Call Center,...

Lexo më shumë

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
31 Korrik, 2025

Drejtuesi i palës gjermane në operacionin e koduar ‘Pandora’, Oliver Hofman në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK tha...

Lexo më shumë

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..
31 Korrik, 2025

SPAK kryen një operacion me autoritetet gjermane, ku është goditur një grup kriminal për mashtrimin kompiuterik. Nga operacioni i koduar...

Lexo më shumë

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën
31 Korrik, 2025

Pas masës së sigurisë arrest me burg të vendosur nga Gjykata e Korçës ndaj Ilirjan Selmanit për vrasjen e 52...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com