Aktualitet

Tentoi të vrasë një person në Itali, kush është 34-vjeçari i arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 22/01/22 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali është vënë në pranga nga policia.

Bëhet me dije se është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 34-vjeçari, Klodjan Troci i i dënuar nga autoritetet italiane me 10 vjet burgim, për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit,në bazë të informacioneve të siguruara, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të Trocit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firence/Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

 

Pas