Aktualitet

Tentoi të vrasë me mjet një punëtor, Gjykata jep vendimin për 67-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 25/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Lezhës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 67-vjeçarin, Dedë Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur.

Gjykata ka vendosur të lerë në burg 67-vjeçarin, i cili në seancën  gjyqësore të zhvilluar ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke thënë se ngjarja ka qenë aksidentale.

Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë./Opinion.al

Pas