Policia ka arrestuar një 19-vjeçar i cili tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas.
Bëhet e ditur se pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Më pas është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.
Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Ndërsa shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al