Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.P, banues në Babrru.
Mësohet se i riu pas shoqërimit në komisariat, ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.
28-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga i riu, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al