Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar pasi tentoi të vidhte një banesë në lagjen “Partizani”.
I arrestuari është identifikuar me inicialet G.Ç., ndërsa banesa e cila ishte objektivi i të riu i përket një gruaje.
Ndërkohë, një 57-vjeçar është kapur dhe arrestuar nga policia e Delvinës pasi ishte shpallur në kërkim.
57-vjeçari me inicialet J.C., ishte shpallur në kërkim nga policia që nga tetori i këtij viti pasi dyshohet se ka dëmtuar 70 pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.