Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte tentuar të grabiste një subjekt në Librazhd.
Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin “Gjergj Golemi”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.
Si rrjedhojë u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.
33-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al