Kronikë

Tentoi të trafikonte drogë drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 26/04/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të trafikonte një sasi lënde narkotike kanabis në drejtim të Malit të Zi.

Policia Kufitare në Muriqan ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë një automjet me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues 25-vjeçarin me iniciale S.K. dhe pasagjer shtetasin 43-vjeçarin me iniciale Sh. K.,  në çantën e këtij të fundit  shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të 43-vjeçarit me iniciale Sh. K.,  banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Pas