Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke mbrëmjen e djeshme në Selanik, pasi kishte tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme 26 emigrantë me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi.
Sipas autoriteteve helene, në momentin e arrestimit i riu shqiptar braktisi fugonin, me të cilin ishte duke udhëtuar dhe kishte tentuar të largohej.
Policia njofton se 21-vjeçari u merrte 2 000 euro për kalimin e çdo emigranti të paligjshëm drejt Selanikut./ Opinion.al E.Xh.