Aktualitet

Tentoi të përfitonte tokë në Ksamil me dokumente të falsifikuara, arrestohet 69-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 22/09/22 |
Opi Nion

Një 69-vjeçar është arrestuar nga polica pasi akuzohet për përfitimin e një sipërfaqeje toke në Ksamil përmes dokumenteve të falsifikuara. Për 69-vjeçarin me inicialet S. O., Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda”

“Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevent”, u bë ndalimi i shtetasit S. O., 69 vjeç, banues në Sarandë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda”, tha policia.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke 4950 metër katror në Ksamil, duke aplikuar pranë ASHK Sarandë, me dokumente të falsifikuara.  Ndërkohë me vendim të gjykatës uniformat blu bënë sekuestrimin e sipërfaqes së tokës.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë dhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin me sipërfaqe 4950 metër katror, në Ksamil”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas