Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të përdhunojë në mal bashkëfshataren, ja çfarë tha në polici autori

2017/09/15 at 3:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të përdhunojë në mal bashkëfshataren, ja çfarë tha në polici autori

Tentoi të përdhunonte bashkëfshataren, përfundon në pranga 50- vjeçari, baba i dy fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku një banor nga Devolli ka përfunduar në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga një 42-vjeçare për tentativë përdhunimi, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është regjistruar në një nga fshatrat e njësisë administrative qendër Bilisht, ku gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka rënë pre e dhunimit seksual. Sipas të dhënave të Policisë, Hysni G., 50 vjeç, duke parë gruan dhe duke përfituar nga fakti se nuk kishte njerëz përreth, i është afruar asaj në mënyrë të befasishme dhe pasi e ka shtrirë forcërisht në tokë, ka tentuar ta përdhunojë. Burime të rezervuara thanë se gruaja ka arritur të shpëtojë dhe menjëherë ka shkuar te të afërmit e saj, ndërsa me ndihmën e tyre i është drejtuar policisë për të kryer denoncimin në Komisariatin e Policisë në Korçë. “Kisha dalë të kullosja bagëtitë dhe nuk e vura re momentin kur m’ afrua. Më goditi dhe më shtriu në tokë, ndërsa nisi të më prekte në zona intime.

Nisa të bërtas dhe të kërkoj ndihmë, por përreth nuk ishte askush. Në një moment mblodha të gjitha forcat, e godita dhe munda të shpëtoj. Ika me vrap dhe shkova te njerëzit e mi, pastaj ata më sollën këtu. E njoh sepse jemi bashkëfshatarë, por nuk i kam dhënë asnjë shkak që të bënte një veprim të tillë”, është shprehur gruaja mes lotësh në polici, ndërsa ka dhënë edhe identitetin e agresorit. Menjëherë uniformat blu kanë shkuar në banesën e 50- vjeçarit dhe e kanë arrestuar. “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Hysni G, 50 vjeç, banues në njësinë administrative qendër Bilisht. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12.09.2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit”, bëri të ditur Policia. Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se ka qenë nën efektin e alkoolit. “Kam qenë i dehur, nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Më vjen keq për këtë gjë. Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nuk e di se si kam arritur të bëj një veprim të tillë, por nuk më kujtohet ta kem bërë diçka të tillë”, është shprehur ai.

Etiketa: Hysni. Gperdhunim

Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Lirohet nga burgu shqiptarja/ Lindi foshnjën të vdekur në banjë, nuk ishte vrasje

Lirohet nga burgu shqiptarja/ Lindi foshnjën të vdekur në banjë, nuk ishte vrasje

Mega-skandali/ Kryeministri dhe lidhjet e fshehta me pedofilët çojnë në rënie të qeverisë

Mega-skandali/ Kryeministri dhe lidhjet e fshehta me pedofilët çojnë në rënie të qeverisë

Aksidenti tragjik/ Humbet jetën kryetari i Komunës, ne gjendje të rëndë gruaja

Aksidenti tragjik/ Humbet jetën kryetari i Komunës, ne gjendje të rëndë gruaja

TE FUNDIT

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com