Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçari malazez në Rinas pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë false.
Gjithashtu gjatë kontrollit, 42-vjeçarit me iniciale I. V., iu është gjetur 1 kartë identiteti si edhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi italian.
Të treja dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa malazezi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.