Një 47 vjeçar që tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Rrugore ka rënë në prangat e policisë.
Lavdimir Qose, u ndalua nga Policia në Sukth dhe pas kontrollit rezultoi se nuk kishte paguar taksat dhe nuk kishte kryer kontroll teknik të automjetit.
Për t’u shpëtuar masave administrative, 47vjeçari i ka ofruar 2 mijë lekë. Por ky veprim e ka çuar atë në pranga dhe tashmë do të akuzohet për “Korrupsion aktiv”.