Policia ka arrestuar një 52-vjeçar nga Tirana, pasi tentoi të korruptonte policin.
Në pranga ka rënë 52 vjeçari me iniciale A. H., i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ai u ka ofruar policëve një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar.
Në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./Opinion.al