Policia e Tiranës ka vënë në pranga pronarin e një biznesi, pasi tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar.
Bëhet me dije se është ndaluar shtetasi N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas policisë 43 vjeçari i ka ofruar drejtorit të AKU-së Tiranë një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në baxhon e tij, në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.