Në pikën kufitare të Vërmicës është vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë një zyrtarë police dhe një doganier.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka ofruar një kartëmonedhë prej 1000 lekë shqiptare një zyrtari policor dhe një kartëmonedhë prej 10 eurosh një doganieri, gjatë shqyrtimit të dokumenteve.
Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.
“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.