Një 21-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Durrës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet B.A., 21-vjeç banues në Kosovë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Opinion.al