Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Morinë, pasi tentoi të fuste në vendin tonë, 25 mijë franga zviceriane pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, efektivët e Policisë gjetën 25 000 franga zviceriane, të cilat shtetasi O. A., po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
“Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”-njofton policia.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.