Një efektiv i policisë së burgjeve është arrestuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin pasi tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në ambientet e brendshme.
Mësohet se i arrestuari është Fatmir Dupi, me detyrë polic i regjimit të brendshëm të burgjeve. Ai u kap nga Kontrolli i Brendshëm ndërsa po tentonte të fuste në burg rreth 26 gr kanabis sativa.
Efektivi e kishte fshehur lëndën narkotike në brendësi të pantallonave, ndërkohë që po hetohet për të zubuluar personi të cilit do i dorëzohej lënda narkotike./ Opinion.al