Kronikë

Tentohet të grabitet banesa në Himarë, arrestohet një prej autorëve


               Publikuar në : 20:04 - 12/08/19 |
Opi Nion

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka tentuar të vjedhë një kasafortë në një banesë në Himarë.

I arrestuari është identifikuar me inicialet G.V., banues në Vlorë, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që tentuan të grabisnin banësën.

Sipas policisë, grabitësit nuk kanë mundur që të marrin gjë nga banesa, pasi janë ndaluar në kohë.

Mbi të arrestuarin dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë rëndon akuza “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë

Himarë

Tentohet të vidhet kasaforta e një një banese në Himarë, vihet në pranga një nga autorët.

Më datë 12.08.2019, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 42 vjeç, banues në Vlorë.

42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim./ Opinion.al E.Xh.

 

Pas