Kronikë

Tentohet të digjet makina e drejtorit të bashkisë së Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:00 - 25/03/22 |
Opi Nion

Një person ende i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse pranë makinës së drejtorit të punëve publike në bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

Sipas policisë zjarri është fikur pa shkaktuar dëme, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Mësohet se është marrë në pyetje dhe vetë Tusha për të bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka kryer aktin dhe po ashtu është larguar, pa u identifikuar.

“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T. Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas