Aktualitet

Tentohet rrëmbimi i një personi në Vlorë, policia shpall në kërkim 2 të rinj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 04/11/21 |
Opi Nion

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kanë tentuar të fusin forcërisht në makinë një person.

Uniformat blu, të Vlorës, raportojnë se shtetasit S.S., 34 vjeç dhe S.J., 31 vjeç po kërkohen pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku për motive të dobëta kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin A.S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”-njofton policia./Opinion.al

Pas