Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentativa për vrasje, dy shokët në sherr për një femër

2016/02/06 at 4:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentativa për vrasje, dy shokët në sherr për një femër

Më 4 shkurt 2016, Prokuroria ka paraqitur në Gjykatën e Tiranës dosjen penale ndaj të pandehurit Indrit Zebi, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

Tashmë Gjykata e Tiranës pritet të fillojë rigjykimin për Indrit Zebin, autorin e ngjarjes së ndodhur më 28 korrik 2013, në Tiranë, ku mbeti i plagosur Jurfion Suparaku.

Në gjykimin e parë, i pandehuri u dënua me 15 vjet burg për akuzën e ngritur ndaj tij, por e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë. Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Faktit në Tiranë.

Ngjarja për të cilën akuzohet Indrit Zebi ka ndodhur më 28 korrik 2013, kur nga Polica Gjyqësore është marrë njoftim se në afërsi të kafe “Europës”, në rrugën “Xhorxh Bush”, e njohur ndryshe si Rruga e Barrikadave, në Tiranë, i pandehuri ka tentuar me mjete shpuese të vrasë shtetasin Jurfion Suparaku, banor i qytetit të Tiranës.

Nga deklarimet e dhëna nga i pandehuri, si dhe i dëmtuari, ka rezultuar se Indrit Zebi dhe i dëmtuari kanë pasur njohje të mëparshme me njëri­tjetrin, pasi kanë qenë nxënës në shkollën Ekonomike, në Tiranë. Për shkak të një vajze, marrëdhëniet midis tyre janë ftohur dhe më pas ata kanë pasur konflikte, që kanë kaluar deri në rrahje.

Nga këto konflikte, sipas Prokurorisë, Indrit Zebit i ka lindur mendimi që të vriste Jurfionin, veprim që ai e ka planifikuar ta kryejë në datën 28.07.2013. Këtë ditë ai ka marrë një biçak dhe rreth orës 10:00 ka pritur pranë banesës së Jurfionit, deri në daljen e këtij të fundit. Rreth orës 11:00, Jurfioni ka kaluar tunelin, që ndodhet afër shtëpisë së tij, dhe është nisur në drejtim të kafe “Europës”.

Në këtë moment i ka ardhur nga pas i pandehuri Indrit Zebi, i cili me biçakun që mbante në dorë e ka qëlluar fillimisht Jurfionin nga pas, në anën e majtë të qafës.

Jurfioni është kthyer dhe ka njohur Indrit Zebin si personi që e ka qëlluar dhe ka kërkuar të vetëmbrohet me duar. Por Indrit Zebi e ka qëlluar disa herë të tjera në anën e majtë të kraharorit dhe në fund në kofshën e majtë. Në goditjen e fundit, biçaku ka mbetur i ngulur në kofshën e majtë. Nga ky moment i pandehuri është larguar me vrap.

Marrë nga Panorama Online

Ju sugjerojmë

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Para
Videolojërat i bëjnë fëmijët tuaj të dhunshëm kur rriten

Videolojërat i bëjnë fëmijët tuaj të dhunshëm kur rriten

Itali/ Shantazhonte vajza në facebook për seks, në hetim shqiptari

Itali/ Shantazhonte vajza në facebook për seks, në hetim shqiptari

Francë/ Orteku përfshin fëmijët, një i vdekur dhe pesë të zhdukur

E fundit/ Orteku në alpet austriake përfshin 12 persona, pesë të vdekur

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
1 Qershor, 2025

Afganët, "në gjendje ferri" pas miratimit të Ligjit të ri për moralin “Në këtë moment, ish-ushtarët e qeverisë po arrestohen,...

Lexo më shumë

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
1 Qershor, 2025

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte...

Lexo më shumë

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
1 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë....

Lexo më shumë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com