Politikë

Tentativa për dialog me qeverinë? Paloka: Disa nga ndërkombëtarët…


               Publikuar në : 23:06 - 15/04/19 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në “News 24”, ka folur në lidhje vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

I pyetur nëse ka përpjeke nga aktorë të ndryshëm politik për të krijuar dialog mes opozitës dhe qeverisë, Paloka është shprehur se për këtë gjë janë përfshirë personazhe ndërkombëtar.

 “Arroganca që shprehet publikisht është edhe e nëndheshme. Nuk ka komunikim, por kanë lëvizur disa nga ata personazhet ndërkombëtare, jo shumë të bujshme por që kur lëvizin, lëvizin fort. Unë shpresoj të na çojnë diku, se po u vazhdua me këtë arrogancë të fusësh kokën si struci e të mos duash të shohësh, asgjë nuk është e mirë. Askush nuk po trembet nga arrestimet nga gazi, përkundrazi këto gjëra po sjellin reagime negative, pra në këtë situatë që jemi askush nuk do acarime të padëshiruara”, thotë ai./ Opinion.al E.Xh.

Pas