Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentativa e Nishanit dhe reforma në drejtësi!

2016/01/08 at 7:59 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Tentativa e Nishanit dhe reforma në drejtësi!

Nga Blendi Fevziu –

Reforma në Drejtësi ka hyrë sot më së fundi në rrugën e mbarë. Pas deklaratave të përgjithshme, pas angazhimeve dhe pretendimeve të të gjitha palëve, arsyeja ka dominuar mbi llogaritë politike. Palët kanë rënë dakort që drafti i parë të tërhiqet dhe mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias të hartohet një draft i ri. Për këtë janë thirrur sërish ekspertët, duke përfshirë edhe ata të opozitës.

Në fakt më herët në mëngjes Presidenti Nishani thirri në një takim kreun e PS Edi Rama. Burime të opinion.al thanë se Nishani kishte pritur më parë edhe Bashën e Metën duke synuar thirrjen e një tavoline të përbashkët ku nën patronazhin e Presidentit të diskutohej për reformën në drejtësi. PD dhe LSI jo zyrtarisht kanë konfirmuar se ata janë përgjigjur pozitivisht, por tryeza dështoi. Edhe pse PS as e pohon dhe as e përgënjeshtron, duket qartë se ka qenë Edi Rama ai që ka refuzuar tryezën e presidentit. Ka qenë po Rama që nën trysninë e Metës, ose për të shmangur protagonizmin e Nishanit ka tërhequr pak orë më pas draftin e imponuar për të cilin opozita kishte vërejtje. Në thelb qëllimi duket i arritur. Me Presidentin apo pa patronazhin e tij, drafti i parë u tërhoq dhe palët kanë rënë dakort të hartojnë së bashku një draft të ri. Diferenca qëndron vetëm në mënyrën se si do arrihet kjo.

Në thelb reforma në Drejtësi është një reformë politike. Vullneti për ta bërë atë vjen nga politika dhe synon përmirësimet që kjo e fundit do të bëjë në sistemin e drejtësisë. Drafti padyshim që do të përgatitet nga ekspertët. Por është politika ajo që e ka kërkuar dhe e di se ku qëndron problemi apo përmirësimet. Në këtë kontekst, një tryezë e Presidentit me aktorët kryesorë parlamentarë do kishte më shumë sens. Tryeza mund të përcaktonte disa piketa të vullnetit politik që më pas, ekspertët do ti kthenin në një paketë ligjore që synon të transformojë drejtësinë. Përsëris edhe një herë. Reforma në drejtësi është një reformë politike dhe Partitë kanë përgjegjësinë morale të shprehen dhe ta marrin përsipër atë. Kjo mund të kishte qenë rruga më e mirë. Sepse veç të tjerave përfshinte në këtë reformë direkt edhe Presidentin e Republikës.

Rruga e dytë është ajo e ekspertëve, të cilët punojnë pa mbikqyrje politike, përgatisin draftin dhe në fund, politika e aprovon atë. Rruga që me gjasë ka preferuar Rama për të shmangur përgjegjësinë e politikës dhe për t’i lënë, së paku “de Jure” përgjegjësinë tek ekspertët dhe Komisioni i Venecias. Në fakt edhe kjo nuk është ndonjë pavarësi e madhe sepse në fund ajo që do ta aprovojë do jetë sërish politika.

Rruga e zgjedhur ka qenë kjo e dyta dhe tani pritet vetëm të shohim se ku do shkohet me të. Nuk dihet sa do zgjasë, por një gjë ka rëndësi, tani produkti ose do të jetë konsensual, ose s’do të kemi më një produkt.

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Video/ Nuk është Alban Meha, por i vëllai. Shikoni çfarë siluri shënon

Video/ Nuk është Alban Meha, por i vëllai. Shikoni çfarë siluri shënon

Ish-portieri i Shqipërisë Sajmir Ujkani, shkon në Serinë B, të shpëtojë Latina-n

Ish-portieri i Shqipërisë Sajmir Ujkani, shkon në Serinë B, të shpëtojë Latina-n

U arratis nga burgu/ Arrestohet El Chapo, bosi më i madh i drogës në Meksikë

U arratis nga burgu/ Arrestohet El Chapo, bosi më i madh i drogës në Meksikë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com