Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

2025/07/11 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, pasi partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.

Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – për shkelje të Kushtetutës.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Ata janë parë duke mbajtur në duart pankarta me mbishkrimet: “Demokracia nuk është veç procedurë”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “120 rroga, 0 përgjegjësi”, e tjera. Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikn si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar. Ajo e ka përmendur edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë./REL

Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com