Është tensionuar situata para selisë blu. Mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha, kanë reaguar të revoltuar në kohën që deputeti Roland Bejko, ka tentuar të hyjë në selinë e PD.
Mbështetësit e Berishës kanë shtyrë Sekretarin për Pushtetin Vendor të PD, ndërkohë që ky i fundit iu është drejtuar duke iu thënë të ruajnë qetësinë.
I ndodhur në këtë situatë Bejko është larguar nga oborri i selisë së Partisë Demokratike.