Kryesore

Tensionet Ukrainë-Rusi, Meta takohet me Peleshin dhe shefin e shtabit të FA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 11/02/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta u takua me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Gjatë takimit është diskutuar për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion.

Pas