Papa Françesku bëri sot thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje. Këto komente nga Ati të Shenjtë vijnë vetëm dy ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassim Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.
Gjatë meshës së kësaj të diele në Vatikan, Papa nuk përmendi drejtpërdrejt Iranin, por foli për rritjen e tensioneve që sipas tij po prek shumë vende të botës.
“I bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe të largojnë hijen e armiqësisë. Lufta sjellë vetëm vdekje dhe shkatërrim”,-tha ai.
Më 3 janar, përmes një sulmi ajror, Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e forcave elite iraniane, Quds, Qassim Soleimani. Irani është zotuar se do të hakmerret për këtë vrasje./Opinion.al/