Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet Rusi-Ukrainë, NATO nis trupa dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore

2022/02/01 at 8:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet Rusi-Ukrainë, NATO nis trupa dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore

Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.

Katër avionë luftarakë danezë F-16 zbarkuan në Lituani javën e kaluar me synim forcimin e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik. Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dislokuar 4,000 deri 5,000 trupa në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa. Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se shumë shpejt do të dërgojë trupa amerikane në Evropën Lindore dhe vendet e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë me dhjetëra mijëra trupa të vendosura në Evropë, kryesisht në Gjermani dhe Britani. Sipas një skenari një pjesë e tyre të zhvendoseshin gradualisht drejt vendeve aleate lindore të NATO-s.

Franca ka njoftuar planet për të dislokuar qindra trupa në Rumani.

“Sikurse tha dhe Presidenti Macron javën e kaluar, ne kemi kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për sigurinë e partnerëve tanë evropianë në misionet e NATO-s në shtetet baltike dhe do të vazhdojmë ta bëjmë“, tha ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly gjatë një vizite në Bukuresht më 27 janar.

Spanja, Holanda dhe Gjermania po shqyrtojnë gjithashtu dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve luftarake në vendet aleate të Evropës Lindore.

Britania ka furnizuar Ukrainën me rreth 2,000 raketa antitank dhe pritet dislokojë të tjera trupa këtë javë, duke dyfishuar potencialisht angazhimin e saj aktual prej rreth 1,150 trupash. Kryeministri Boris Johnson do të vizitojë Ukrainën këtë javë dhe do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. NATO ka bërë të ditur se nuk ka plane për të dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë./ VOA

Etiketa: natorusiukraine

Ju sugjerojmë

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
Bota

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

6 Nëntor, 2025 5:32 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Para
Debati i ashpër ruso-amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Debati i ashpër ruso-amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

16-vjeçarja ikën nga shtëpia, nëna kërkon ndihmën e policisë

Tre makina digjen në Tiranë

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemët, një person i plagosur

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemët, një person i plagosur

TE FUNDIT

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
6 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta...

Lexo më shumë

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
6 Nëntor, 2025

Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të ndalojë kërcënimet bërthamore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një gare të re...

Lexo më shumë

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
6 Nëntor, 2025

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com