Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse

2022/02/14 at 8:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse

Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se mund të jetë një sulm i afërt rus në Ukrainë, hynë në një fazë të re të hënën. Kryediplomati rus Sergei Lavrov këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet ndërsa kancelari gjermane u takua me presidentin ukrainas.


Kryeministri i Britanisë tha se Evropa është “në buzë të greminës”, duke përmendur një paralajmërim amerikan se Rusia mund të sulmojë Ukrainën gjatë 48 orëve të ardhshme. Por ai tha se ka ende kohë që Putini të “tërhiqet”.

Në një paraqitje të orkestruar për kamerat televizive, Ministri i Jashtëm rus argumentoi se mundësitë për bisedime nuk janë ezauruar. Kjo dukej e qëllimtë për të dërguar mesazhin se vetë Putini beson se shpresat për një zgjidhje diplomatike nuk janë zbehur ende. Ja një vështrim se çfarë po ndodh, ku dhe pse:

CILI ËSHTË MESAZHI NGA RUSIA?

Kremlini sinjalizoi të hënën se është gati të vazhdojë të bisedojë me Perëndimin për ankesat e tij të sigurisë, që çuan në krizën aktuale, duke ofruar shpresë se Rusia mund të mos sulmojë Ukrainën brenda disa ditësh, siç kanë shfaqur frikën gjithnjë e më shumë zyrtarët perëndimorë.

Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov tha në një takim me Presidentin Putin se Moska duhet të zhvillojë më shumë bisedime me SHBA-në dhe aleatët e saj, pavarësisht refuzimit të tyre për të marrë në konsideratë kërkesat kryesore ruse.

Zoti Lavrov tha se bisedimet “nuk mund të vazhdojnë pafundësisht, por unë do të sugjeroja që ato të vazhdojnë dhe zgjerohen në këtë fazë.” Ai vuri në dukje se Uashingtoni ka ofruar të nogociojë rreth kufizimeve për vendosjen e raketave në Evropë, për stërvitjet ushtarake dhe masa të tjera për ndërtimin e besimit.

I pyetur nga presidenti Putini nëse ka kuptim vazhdimi i përpjekjeve diplomatike, zoti Lavrov u përgjigj se mundësitë për bisedime “janë larg të qenurit të ezauruara” dhe ai propozoi vazhdimin e negociatave. Ai tha se ministria e tij nuk do të lejojë SHBA-në dhe aleatët e saj të pengojnë kërkesat kryesore të Rusisë.

ÇFARË PO NDODH NË UKRAINË?

Kancelari gjerman Olaf Scholz përcolli një mesazh solidariteti në Kiev, duke i thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të negociueshëm.

Kancelari Scholz, vizita e të cilit erdhi përpara një takimi me Presidentin Putin në Moskë të martën, kërkoi “hapa të qartë për të ulur përshkallëzimin e tensioneve aktuale” nga Rusia. Ai falënderoi qeverinë ukrainase për “reagimin e saj të matur dhe të përmbajtur ndaj një situate shumë të rëndë dhe kërcënuese”.

Kancelari Scholz vuri në dukje se NATO-ja dhe SHBA-të i kanë bërë Moskës propozime që Gjermania i mbështet, “dhe ne tani presim një reagim, një përgjigje për to nga Rusia”. Ai i kërkoi Rusisë të pranojë ofertat për dialog.

Kancelari gjerman tha në rast të përshkallëzimit ushtarak, “ne jemi gati për sanksione shumë të gjera dhe efektive në konsultim me aleatët tanë” dhe se “e dimë se çfarë do të bëjmë” nëse Rusia do të shkelte përsëri integritetin territorial të Ukrainës.

Edhe një herë, ai nuk dha hollësi se çfarë saktësisht do të ishte këto masa. Siç pritej, nuk pati asnjë ndryshim në pozicionin e Gjermanisë në refuzimin për t’u bashkuar me disa aleatë për furnizimin e Ukrainës me armë vdekjeprurëse.

Presidenti Zelensky tha se tensionet rreth të ardhmes së vendit të tij paraqesin “një sfidë të paprecedentë për Evropën dhe botën”.

“Në Ukrainë sot vendoset e ardhmja e arkitekturës evropiane të sigurisë – pjesë e së cilës është shteti ynë”, tha presidenti Zelensky.

KUR MUND TË SULMOJË RUSIA?

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se Evropa është “në buzë të greminës”, duke përmendur një paralajmërim amerikan se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në 48 orët e ardhshme. “Por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet”, tha kryeministri Johnson. Zoti Johnson kërkoi një përgjigje të bashkuar nga NATO-ja.

Ai tha se “bota duhet të nxjerrë mësime nga viti 2014”, kur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe aktivitetit në Ukrainën lindore nuk u bë mjaftueshëm për t’u larguar nga gazi dhe nafta ruse. Ai tha se Evropa duhej të largohej nga “hidrokarburet ruse” dhe përsëriti thirrjeN që gazsjellësi Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani të anulohet.

Zëdhënësi i zotit Johnson, Max Blain, nuk pranoi të thoshte nëse Mbretëria e Bashkuar ra dakord me SHBA-në se e mërkura është një datë e mundshme e një sulmi rus në Ukrainë. Por ai tha se “ekziston një mundësi e madhe e një sulmi këtë javë”. Nga ana tjetër, kreu i forcave ushtarake të Suedisë, vend jo-anëtar i NATO-s, tha se Rusia ka “të gjithë kapacitetin e nevojshëm përgjatë kufirit ukrainas për një operacion ushtarak”. “Ne nuk përjashtojmë asgjë,” tha gjenerali Micael Byden, kreu i Forcave të Armatosura të Suedisë. “Nëse do të ndodhë sot, të mërkurën apo një javë më pas, këtë nuk e dimë”.

ÇFARË NDODH NËSE BISEDIMET NUK KANE SUKSES?

Polonia po përgatitet për të pranuar refugjatë ukrainas në rast të një sulmi rus ndaj fqinjit të saj. Por qeveria polake shpreson se skenari më i keq mund të shmanget.

Përgatitje të ngjashme po bëhen në të gjithë rajonin, veçanërisht në vendet që ndajnë kufirin me Ukrainën.

Polonia, e cila ka mirëpritur një numër të madh emigrantësh ekonomikë ukrainas në vitet e fundit, veçanërisht pas inkursioneve të Rusisë në Ukrainë në vitin 2014, ka bërë plane për javë të tëra për të pranuar refugjatë nëse kjo ndodh, tha Marcin Przydacz, zëvendësministër i Jashtëm.

SI PO VLERËSOHEN VEPRIMET E PRESIDENTIT TË UKRAINËS?

Presidenti Zelensky fitoi thellë në zghedhjet e vitit 2019. Si një i ri në politik, duke bërë një ofertë gati të pamundur për të marrë detyrën, ai u zotua se do të bisedonte me rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje, të cilët po luftonin me forcat ukrainase dhe do të ndërmerrte hapa drejt zgjidhjes së konfliktit.

Por presidenti Zelenskyy po shikon që mbështetja e tij dikur e madhe po dobësohet, ndërsa Ukraina përballet me frikën e një sulmi rus që mund të pushtojë jo vetëm rajonet rebele, por ndoshta edhe pjesën tjetër të vendit.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ish presidenti i mëparshëm, të cilin Zelensky e mundi në vitin 2019-n, është kthyer me guxim në vend për t’u përballur me akuzat për tradhti dhe ka nxitur kundërshtime ndaj tij. Analistët sugjerojnë se Moska po kërkon të forcojë mbështetjen midis politikanëve pro-rusë në Ukrainë dhe se grumbullimi i forcave ruse pranë kufirit të Ukrainës synon pjesërisht destabilizimin e jetës politike të vendit.

Etiketa: rusiaukraina


Ju sugjerojmë

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Para
PD: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhje

PD: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhje

Merr flakë servisi i makinave në Berat, roja kishte lënë ngrohësen ndezur

Merr flakë servisi i makinave në Berat, roja kishte lënë ngrohësen ndezur

Franca paralajmëron se Rusia është gati për pushtim të Ukrainës

Franca paralajmëron se Rusia është gati për pushtim të Ukrainës
















TE FUNDIT

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
23 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Qershor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
23 Qershor, 2025

DASHI Këmbëngulja kërkon durim, por ndonjëherë mund t’ju sjellë përfitim më shumë seç mund ta mendoni. Qëndrojini idesë suaj derisa...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com