Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se përshkallëzimi i përplasjeve politike kanë kanë patur pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.
“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.”-shkruan Meta,
Më tej, presidenti thekson se është koha që palët politike ti rikthehen marrëveshjes së 5 qershorit dhe të nisin bashkëpunimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
“Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani”,-shprehet Meta./ Opinion.al