Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një statusi në Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës në veri.
Po ashtu Xhaçka thotë se vendi ynë i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe në veri.
“Dënojmë fuqishëm sulmet në veri të Kosovës ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës.
Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe në veri. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”-shkruan Xhaçka.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, konfirmoi më herët se një bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.