Një grup qytetarësh janë mbledhur përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.
Me thirrjet “as jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”, qytetarët kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të mbështesë pa kushte Albin Kurtin dhe të ndërpresë marrëdhëniet me sllavët.
“I lutem kryeministrit shqiptar të mbështesë pa kushte Albin Kurtin, o sot o kurrë. Ne me sllavët po të njëjtin problem kemi. I lutemi kryeministrit të shkëputet nga marrëdhëniet me sllavët, të mbështesë qeverinë e Kosovës pa kushte. Duhet ta mbështesë Albin Kurtin”,-tha një qytetar.