Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në veri, Kurti: Sanksionet ndaj Kosovës vendim i gabuar

2023/07/23 at 10:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Çfarë përmbajnë 4 pikat e qeverisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë të dhënë për gazetën kroate “Veçernji List”, ka folur për situatën e krijuar në veri dhe për marrëdhëniet e tij me bashkësinë ndërkombëtare.


Sipas Kurtit masat e vendosura nga BE, janë të pa drejta. Sipas tij e gjithë kjo po bëhet, sepse SHBA dhe BE, po tolerojnë Vuçiçin e po e ndëshkojnë atë.

Më tej ai ka thënë se nëse do të ketë luftë ose jo me Serbinë, varet nga Beogradi, duke shtuar se “ne nuk frikësohemi”.

Pjesë nga intervista:

Veçernji List: Të gjithë ju sulmojnë, që bën të duket se jeni fajtori më i madh për gjithçka, kritikat vijnë nga të gjitha anët. Çfarë po ndodh në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar?

Kryeministri Kurti: “Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua.

Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiçin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim.”

Veçernji List: Pse vendosët t’i mbani zgjedhjet lokale përkundër faktit që bashkësia ndërkombëtare tha “mos i bëni”?

Kryeministri Kurti: Ne na është dashur t’i mbajmë zgjedhjet. Kjo nuk ishte zgjedhje e jonë, por dispozitë e kushtetutës sonë, kërkesë e ligjit tonë. Me këtë përfunduam me katër kryetarë shqiptarë të komunave, të cilët vërtetë kanë një legjitimitet të brishtë sepse përqindja e daljes në zgjedhje ishte shumë e ulët, por megjithatë ata kanë disa përqindje në zgjedhje, ndërsa të tjerët kanë zero. Në zyrën e kryetarit të komunës mund të futesh vetëm përmes zgjedhjeve, jo me sjellje të dhunshme, jo me dhunë ndaj NATO-s, policisë dhe gazetarëve tanë, jo me shok bomba dhe plumba. Jam i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme. Për më tepër kam bërë një lëshim shtesë duke reduktuar me 25% praninë e policisë sonë brenda dhe përreth ndërtesave. Dhe krahas kësaj, ne do të mbajmë konsultime të rregullta çdo dy javë me KFOR-in dhe EULEX-in për të vlerësuar situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për të zvogëluar praninë e policisë sonë.

Ne nuk po luftojmë kundër banorëve serbë, popullatës serbe, por kundër kriminelëve dhe kryerësve të krimeve të ndryshme, por jo vetëm serbë. Krimi i organizuar është multietnik. Në dy vitet e fundit kemi eliminuar 16 rrugë ilegale të kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës. Më pas tetë laboratorë për prodhimin e barnave dhe pesë për prodhimin e kriptovalutave.

Veçernji List: Çfarë duan në të vërtete nga ju ShBA dhe BE? A e duan ata krijimin e Republika Srpska brenda Kosovës?

Kryeministri Kurti: Para së gjithash, ata duan deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ne plotësisht pajtohemi me ta. Sa i përket deeskalimit, tërheqjes së policisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, janë diçka që ata kanë kërkuar dhe ne jemi pozitivë për këtë, dhe i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese. Por unë nuk mund ta nxjerr menjëherë policinë nga ato ndërtesa sepse jashtë ekzistojnë elementë të ndryshëm ekstremë të krimit të organizuar dhe në të njëjtën kohë elemente të strukturave paralele ilegale të Serbisë. Prandaj i jam përgjigjur kërkesës së tyre duke ulur proporcionalisht dhe gradualisht numrin e policëve. Nga ana tjetër kam thënë se nuk mund të detyroj askënd të japë dorëheqje apo të largohet nga ndërtesat zyrtare që janë në fakt pronë e Republikës sonë, por ejani të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale thotë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëse 20% e elektoratit bëjnë peticion dhe më pas mbahet votimi. Nëse më shumë se 50% e votuesve votojnë kundër atij kryetari, praktikisht i merret mandati. Duhet të ecim ligjërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se ka të bëjë me një Beograd zyrtar të ekstremit të djathtë, i cili në rotacion krijon probleme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – çdo muaj njërit prej fqinjëve i vjen radha. Ne dëshirojmë drejtësi ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga destabilizimi dhe këtu ka një hendek.

Ky hendek zgjatet me një hendek tjetër kur komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta. Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten! Sigurisht unë jam optimisti më i madh, por unë jam optimist për Kosovën, për BE-në dhe NATO-n, por jo kur është fjala për Vuçiçin.

Veçernji List: E keni fjalën për ato 11 pikat e marrëveshjes, a mund të më shpjegoni diçka? Ju nënshkruani marrëveshje me presidentin e Serbisë, por ai nuk e mbështet atë që nënshkruani! Si ajo marrëveshje nuk është e nënshkruar, por është e obligueshme?

Kryeministri Kurti: Pëlqimi i lehtësuesve ndërkombëtarë, në radhë të parë i Brukselit, por edhe Uashingtonit, se nuk është obligative për Vuçiqin ta nënshkruajë atë marrëveshje bazë dhe se mund të flasë se me cilat prioritete dhe kufij do të merr pjesë në zbatimin e asaj marrëveshjeje, na ka sjellë në këtë situatë. Kjo është detyrë e BE-së, që ka thënë se sa na përket neve kjo është një marrëveshje, dhe se kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka karakter detyrues në kuptim të Konventës së Vjenës. Nga këndvështrimi i Brukselit, ne kemi një marrëveshje dhe ata do të ishin ata që duhet të garantonin se kjo marrëveshje nuk do të shkelet dhe se do të zbatohet.

Veçernji List: A kishit frikë në një moment se do të kishte luftë, për shkak të gjithë këtyre tensioneve, dhe kur Vuçiq dërgoi ushtrinë në kufi?

Kryeministri Kurti: Nëse do të ketë një luftë apo jo, varet nga Beogradi. Në këtë kuptim, situata nuk ndryshon shumë nga tre dekada më parë. Ne jemi këtu për të qenë të kujdesshëm dhe të fortë, por kurrë nuk frikësohemi. Shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme. Sërish, Serbia është si Rusia në këtë kuptim. Por rreziku i tyre për ne nuk kthehet në frikë nga ta, por në përpjekje shtesë për zhvillim dhe demokraci. Kosova është Republikë demokratike, e cila sipas të gjitha organizatave ndërkombëtare është e para në mesin e këtyre gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, përparimin demokratik e shoqëruam me zhvillim ekonomik. Kemi pasur një rritje ekonomike mesatare prej 7.35% të Bruto Produktit Vendor në këto dy vite, eksportet dhe investimet e huaja janë dyfishuar në të njëjtën kohë, kemi shtuar më shumë se një miliard euro në vit në ekonominë tonë, ndërsa para nesh janë nevojitur tre vjet për të arritur një miliard, buxheti i shtetit është 17% më i madh se ai i mëparshmi. Pra, Kosova është një histori e suksesit të dyfishtë, ekonomisë dhe demokracisë, dhe në anën tjetër, ne jemi histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s 24 vjet më parë për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit. Për të pasur një zgjidhje me Serbinë, duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit. Ndërsa për pajtim, Serbia duhet të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini, Beogradi zyrtar duhet të fajësojë ata të dy për situatën në të cilën ndodhemi ata dhe ne.

Veçernji List: Pse nuk dëshiron të nënshkruajë Aleksandar Vuçiq?

Kryeministri Kurti: Sepse ai e di që marrëveshja që e ka pranuar përfaqëson njohjen de facto të Kosovës. Ai e ka pranuar marrëveshjen për të mos e nënshkruar dhe nuk e ka nënshkruar për të filluar pastaj shkeljen e marrëveshjes, siç bëri në Këshillin e Evropës kur votuan kundër Kosovës më 24 prill të këtij viti. E anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u nevojitet serbëve të Kosovës, por jo Beogradit zyrtar. Ne kemi bërë një marrëveshje më 2 maj të këtij viti në të cilën kemi thënë se duhet të hapen arkivat e luftës së fundit për të ditur sa më shumë për personat e zhdukur me forcë. Andin Hoti, i cili është kryetar i komisionit të qeverisë sonë për personat e zhdukur dhe është djali i të zhdukurit Ukshin Hoti, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ka kërkuar, duke u mbështetur në këtë marrëveshje, të hapen arkivat e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse kryesore për shumë masakra në rajonin e Drenicës dhe për fatin e shumë personave të zhdukur, por ai nuk ka marrë asnjë përgjigje për këtë. Kemi 1617 të zhdukur nga lufta e fundit.

Veçernji List: A ka mundësi që së shpejti të takoheni me Aleksandar Vuçiqin?

Kryeministri Kurti: Herën e fundit që ishim në Bruksel, më 22 qershor, ai nuk donte të takohej me mua. Kemi pasur dy takime dypalëshe, unë në njërën anë, Vuçiq në anën tjetër, me Borrellin dhe Lajçakun. Vuçiq nuk është as konstruktiv dhe as i interesuar për bisedime që do të çonin në zbatimin e marrëveshjeve tona.

Etiketa: albin kurtikosoveserbi


Ju sugjerojmë

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
Aktualitet

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

1 Qershor, 2025 3:02 pm
‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
Aktualitet

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershor, 2025 2:34 pm
U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
Aktualitet

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

1 Qershor, 2025 2:09 pm
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Kërcënimet ndaj vajzës së Melonit,autori../Kryeministrja:Kaluan kufijtë e njerëzores

1 Qershor, 2025 1:39 pm
Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës
Aktualitet

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

1 Qershor, 2025 1:09 pm
Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin
Aktualitet

Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin

1 Qershor, 2025 12:57 pm
7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi
Bota

7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi

1 Qershor, 2025 12:41 pm
Nga ujëvara në Mauritius tek kriporja në Bolivi/ Vendet më spektakolare në botë
Bota

Nga ujëvara në Mauritius tek kriporja në Bolivi/ Vendet më spektakolare në botë

1 Qershor, 2025 12:27 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 24 korrik 2023

Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin

Temperatura deri në 42°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 45-vjeçari në Përmet

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 45-vjeçari në Përmet
















TE FUNDIT

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
1 Qershor, 2025

Bie nga pallati në ndërtim, vdes punëtori i huaj në Tiranë. Inxhinieri i firmës së ndërtimit, pas ngjarjes së ndodhur...

Lexo më shumë

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
1 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ‘Hollywood vjen në Gjirokastër’, pasi sipas tij ky...

Lexo më shumë

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
1 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për fëmijët në ditën e 1 qershorit. Veliaj ndër të...

Lexo më shumë

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
1 Qershor, 2025

Një tragjedi është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një turist ka humbur jetën, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com