Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar të hënën dhe të martën pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, pas tensionit të shkaktuar në veri, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në komunat me shumicë serbe.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai./Opinion.al