Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në Veri/ Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në takim

2022/08/01 at 1:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës: S’do ketë takim Kurti-Vuçiç

Pas njoftimit të qeverisë së Kosovës për shtyrjen deri më 1 gusht të zbatimit të reciprocitetit, serbët e veriut nisën heqjen e barrikadave në veri.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, në të cilin do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se institucionet e BE-së, dhe shtetet anëtare po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë, ndërsa shtoi se çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet.

Burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e drejtëpërdrejtë e mungesës së vullentit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun, zyrtarët atje theksuan se para fillimit të pushimeve verore në BE ishte planifikuar që të mbahej një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Për shkak të atij fakti të mosmbajtjes së takimit, tani kemi tensione që kanë potencial të përshkallëzohen sepse kemi sërish një temë të nxehtë. Çdo politikan i përgjegjshëm do t’i hipte avionit dhe do të vinte në Bruksel sa më shpejt që të mundej me qëllim që të gjendej një zgjidhje në Bruksel”, tha një zyrtar evropian për REL-in në kushte anonimiteti.

Sipas burimeve të REL-it, ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe për momentin nuk ka ndonjë datë për rundin e ri të dialogut pasi sipas tyre gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Deri më tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në këtë takim të thirrur nga Borrell.

Ndërkohë në marrëveshjen e reciprocitetit thuhet se, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje me të hyrë në territorin e shtetit. Ky dokument do të vlejë për 90 ditë. Dhe vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Ju sugjerojmë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Para
Meta: BE të jetë këmbëngulëse për Kosovën, qeveria jonë mbylli gojën

Meta: BE të jetë këmbëngulëse për Kosovën, qeveria jonë mbylli gojën

Merret mostra e ADN-së për ish-efektivin e RENEA-s, verifikime për vrasjen e Reçit

Merret mostra e ADN-së për ish-efektivin e RENEA-s, verifikime për vrasjen e Reçit

Begaj bisedë telefonike me Osmanin:Vendimi shmagu një provokimin për stabilitetin

Begaj bisedë telefonike me Osmanin:Vendimi shmagu një provokimin për stabilitetin

TE FUNDIT

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com