Kryeministri Edi Rama është në një bashkëbisedim me disa gazetarë në Uashington. Gjatë bashkëbisedimit me to, Rama ka komentuar edhe tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ai ka dhënë se vendi ynë nuk ka asnjë problem me Rusinë. Kryeministri tha se Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë.
“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë, nuk është një vend armik, kundërshtar dhe këtë e kam thënë në çdo instancë. As i joni dhe as i gjithë aleancës sonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës që drejtonim OSBE-në, kam takuar ambasadorin rus. Kemi pasur marrëdhënie pozitive pavarësisht se kishim qëndrime të ndryshme. Çdo shans për dialog duhet shfrytëzuar maksimalisht. Ne nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar shumë qartë në krah të SHBA-së dhe partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Europës.”,-tha Rama./Opinion.al