Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Burime për “news 24” bëjnë me dije se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për zhvillimet në Ukrainë.
Mbledhja pritet të nisë në orën 16:00, ndërsa situata në Ukrainë dhe tensionet me Rusinë janë në kulmin e tyre.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi këta të fundit ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB./Opinion.al