Shkarkohet Drejtori i Policisë Shkodër dhe shefi i Komisariatit për situatën në Theth.
Sipas Klan News është shkarkuar nga detyra:
-Drejtori i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi
-Shefi i Komisariatit, Nik Nikollaj
Mësohet se një vendim i tillë vjen pas ndërtimeve pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve.
Kujtojmë se prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.
Kjo gjë ka ndodhur pas disa takimeve që kryeministri Edi Rama ka pasur në bashkitë e disa qyteteve, ku më pas ka dhënë ultimatum strukturave që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset.