Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte në një intervistë të shkurtër në emisionin “Opinion”.
Bardhi foli lidhur me tensionet që ndodhën sot në Kuvendin e Shqipërisë.
“Mazhoranca po e shtyn opozitën në skenarë ekstreme. Sa kohë opozitës do t’i mohohet çdo e drejtë nuk do të ketë asnjë seancë normale. Nëse nuk arrihet kështu do të dalim në rrugë”, tha Bardhi.
Bardhi paralajmëroi se nuk do të ketë më humbje kohe. Duke ftuar edhe grupin e Bashës që t’ju bashkohet, ai tha:
“Ata nuk na lejojnë të bëjmë punën tonë, ne nuk i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Grupi i Bashës është i ftuar të bashkohet, edhe sot duhet të ishin aty.”/Opinion.al