Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me incidentet e sotme në Kosovë, ku Policia po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Borrell, shkruar se incidentet e dhunshme të ndodhura ditën e sotme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
Teksa siguron se kontaktet me Beogradin e Prishtinën vijojnë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, -ka shkruar Borrell.