Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në Kosovë, Kurti: Askush nuk është mbi ligjin, demokracia nuk mbahet peng

2023/05/30 at 7:52 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Barrikadat në Veri/ Kurti: Kriminelët do arrestohen, koha që i kemi dhënë KFOR po shteron

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të martën se “demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng”, derisa ka shprehur mbështetjen e plotë institucionale për kryetarët e rinj të komunave veriore.


Pa marrë parasysh kërkesave të Shteteve të Bashkuara që Qeveria mos të insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat e komunave në veri, Kurti tha se kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit “janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve”.

“Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët”, tha Kurti.

Duke iu referuar protestuesve që sulmuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan, kryeministri tha se “dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”.

“Dje na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë”, tha kryeministri.

Sipas tij, këta persona nuk mund të jenë mbi ligjin.

“Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviç. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiç”, tha kryeministri.

Ai nënvizoi se protestat e organizuara gjatë dy ditëve të fundit nuk ishin paqësore; nuk ishin për komunën, por ishin protesta “për pushtet”.

“Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim”, u shpreh ai.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 30 maj kërkoi nga Kosova që të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, në mënyrë që, sipas tij, të ulen tensionet në këtë pjesë.

Paraprakisht, Qeveria e Kosovë ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

Komunat veriore të Kosovës u tensionuan pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Ndërsa të hënën e 29 majit, të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe.

Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./ REL



Ju sugjerojmë

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
Aktualitet

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

31 Maj, 2025 6:05 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025 5:44 pm
Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31 Maj, 2025 5:16 pm
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
Aktualitet

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

31 Maj, 2025 5:03 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31 Maj, 2025 4:32 pm
Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
Kronikë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

31 Maj, 2025 4:16 pm
Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
Kronikë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

31 Maj, 2025 3:40 pm
Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
Rajoni

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

31 Maj, 2025 3:34 pm
Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…
Bota

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

31 Maj, 2025 3:24 pm
Para
Video/ Momenti kur çifti ukrainas martohen live, dasmën e prishin raketat e Putin

Video/ Momenti kur çifti ukrainas martohen live, dasmën e prishin raketat e Putin

Java italiane e Kulturës, Veliaj:Së shpejti nisim punën për një ambasadë të re të Italisë

Java italiane e Kulturës, Veliaj:Së shpejti nisim punën për një ambasadë të re të Italisë

Stoltenberg: Dhuna në Kosovë vë në rrezik aspiratat euroatlantike

Stoltenberg: Dhuna në Kosovë vë në rrezik aspiratat euroatlantike
















TE FUNDIT

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
31 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur nga qelia rezolutën e organizatës politike më të madhe në botë,...

Lexo më shumë

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Maj, 2025

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të...

Lexo më shumë

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
31 Maj, 2025

Nisja e sezonit turistik do të sjellë edhe shtimin e kontrolleve në subjekte të ndryshme akomoduese dhe të ofrimit të...

Lexo më shumë

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
31 Maj, 2025

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com