Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet me Azerbajxhanin, dorëhiqet ministri armen i Mbrojtjes

2021/05/28 at 12:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet me Azerbajxhanin, dorëhiqet ministri armen i Mbrojtjes

Në kohën kur tensionet janë në rritje me Azerbajxhanin fqinj, ministri i Jashtëm armen Ara Ayvazian dha dorëheqje, vetëm pas gjashtë muajsh në detyrë.


Ai nuk dha asnjë arsye të dorëheqjes. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Anna Naghdalian, i tha Shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk do të komentonte mbi vendimin.

Ayvazian duket se kishte paraqitur dorëheqjen menjëherë pasi mori pjesë në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Armenisë, i cili diskutoi rritjen e tensioneve në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Duke folur në takim, kryeministri i përkohshëm, Nikoll Pashinian bëri thirrje për vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë përgjatë pjesëve të kontestuara të kufirit ku trupat armene dhe azerbajxhanase janë përballur për dy javët e fundit. Nuk dihet nëse ministri Ayvazian ishte dakord me propozimin e Pashinianit.

Gazeta e Jerevanit Hraparak njoftoi më 21 maj se Ayvazian nuk ishte dakord me Pashinian mbi një projekt marrëveshje trepalëshe me Azerbajxhanin dhe Rusinë për të ngritur një komitet të përbashkët për të shënjuar kufirin midis dy fqinjëve të Kaukazit të Jugut.

Pashiani emëroi Ayvazian si ministër të Jashtëm më 18 nëntor si pjesë e një riorganizimi të kabinetit pas humbjes së Armenisë në një luftë gjashtë javore në Nagorno Karabak. Diplomati 52-vjeçar i karrierës kishte punuar më parë si ambasador i Armenisë në Meksikë dhe vende të ndryshme të Evropës.

Dorëheqja e tij ndodhi pasi forcat azerbajxhanase kapën gjashtë ushtarakë armenë në rajonin kufitar.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ushtarët armenë u kapën pasi ata u përpoqën të kalonin kufirin për të vendosur mina.

Kryeministri armen Pashiani tha se gjashtë ushtarakët e “rrëmbyer” po vendosnin mina për të forcuar kufirin në territorin armen dhe për të instaluar shenja paralajmëruese. Ai hodhi poshtë pretendimin e Azerbajxhanit se veprimet nga trupat armene ishin një provokim.

Në fund të vitit të kaluar të dyja vendet u përfshin në një luftë gjashtë javore për rajonin e Nagorno Karabakut. Nga konflikti humbën jetën 6.000 persona.

Luftimet u ndalën në nëntor të vitit 2020 pasi palët u pajtuan për armëpushim në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Armenia humbi kontrollin në disa pjesë të territorit të cilat armenët etnikë i kishin kontrolluar për dekada. Nagorno Karabaku është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990./REL

Etiketa: Azerbaxhandoreheqjeminister i mbrojtjes


Ju sugjerojmë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
Skandali në Spitalin e Fierit, mjekët në protestë: Audio e manipuluar

Skandali në Spitalin e Fierit, mjekët në protestë: Audio e manipuluar

Raporti për shkarkimin e Metës, Blushi: Vendim nul,do të shmangë vëmendjen

FOTO/Gazetari zbulon vrasësin e Everest Çakës në Elbasan: Vepron me pagesë
















TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com