Pasi forcat e policisë rrethuan sot godinën e Teatrit Kombëtar, mbështetësit e kauzës për mos prishjen e godinës së teatrit janë përpjekur të futen brenda duke çarë kordonin e policisë.
Kjo ka sjellë një përplasje mes uniformave blu dhe protestuesve.
“Poshtë diktatura”, “Turp”, janë thirrje të mbështetësve të kauzës së teatrit ndërkohë që janë shtyrë me forcat e policisë në përpjekje për të hyrë në godinë.
Në mes te atyre që po protestojnë për mbrojtjen e teatrit janë aktorë, regjizorë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë.
Prej ditësh një pjesë e shoqërisë civile, artistë dhe qytetarë kanë qëndruar ditë e natë para godinën së teatrit për ta mbrojtur atë nga shembja./ Opinion.al